"Numri 5 i PS në fletën e votimit, investim për Shqipërinë në BE", Rama: Siguroni pasaportën e BE për veten dhe familjen tuaj

19 March 2025, 08:28Politikë SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

"Numri 5 i PS në fletën e votimit, investim për

Kryeministri Edi Rama thotë se numri 5 i PS në fletën e votimit të zgjedhjeve të 11 Majit është një investim për anëtarësimin e Shqipërisë në Bashkimin Evropian.

Në një foto me flamurin e Shqipërisë dhe të BE dhe me numrin 5, kreu i qeverisë shkruan se qytetarët nuk duhet të shohin as majtas dhe as djathtas, por vetëm drejt Unionit. 

"Mirëmëngjes dhe me numrin 5 të Partisë Socialiste në fletën e 11 majit, ku çdo shqiptar e shqiptare do të duhet ta investojë votën për të vazhduar pa asnjë ndalesë a lëkundje negociatat me BE, anëtarësuar Shqipërinë në Bashkimin Europian, siguruar pashaportën europiane për vete e familjen, duke mos parë majtas e djathtas, po drejt, tek maja e Shqipërisë 2030 në BE, ju uroj një ditë të mbarë", ka shkruar kryeministri. 

Kujtojmë që më 17 Mars, u hodh shorti për renditjen e partive politike në vendin e votimit, ku PS do të mbajë numrin 5 ndërsa koalicioni PD - Aleanca për Shqipërinë Madhështore do të mbajë numrin 1.

Kreu i qeverisë ka thënë vazhdimisht se mandati i kartërt i tij do të ketë në fokus integrimin në BE.


Video