Protestat nxjerrin në pah krizën te Trauma, sallat e operacionit...
15 October, 18:35Fokus

Shkëlzen Berisha djali i ish-kryeministrit Sali Berisha tallet me kreun e PD, Lulzim Basha pas një deklarate që ka bërë ai pak më parë.
Shëlzeni poston një foto ku e paraqet Bashën si një kloun, teksa mbi të shkruhet “Nuk kam humbur asnjëherë asnjë garë në jetën time”.
Pak më parë në një deklaratë për zgjedhjet Basha tha se asnjëherë nuk kishte humbur asnjë garë, por që është përballur me masakra zgjedhore.
“Unë nuk kam humbur asnjë garë në jetën time. Po jam përballur me masakra zgjedhore, por s’kam humbur asnjë garë në jetën time. Por për këtë do të kemi kohë të flasim”, tha Basha.
