Lulzim Basha në një deklaratë për mediet foli për renditjen e PD në 6 bashkitë e vendit ku u zhvilluan zgjedhjet e pjesshme vendore. Basha tha se procesi i 6 marsit ishte anomali e një anomalie dhe se ka nevojë për një reformë të thellë.
Pyetja: Është humbja juaja e gjashtë?
Basha: Nuk kam humbur asnjë garë në jetën time
Pyetja: A do mbani përgjegjësi?
"Anomalia e parë që ndodhi ishin zgjedhjet moniste të 30 qershorit 2019, anomalia e dytë ishte që 4 kryebashkiakut monistë dolën me raporte kriminale. Njëri ndërroi jetë dhe tjetri vendosi të kandidonte. Në kushtet kur nuk ka asnjë reflektim për anomalitë e tjera të 25 prillit që çuan në deformimin e vullnetit të zgjedhësve, shumica e shqiptarëve e kanë kuptuar nevojën e një reforme të thellë zgjedhore," tha Basha.