Fitorja e PS në Lushnje, Balla shaka me Braçen: Është duke qarë nga gëzimi

7 March 2022, 11:11Politikë SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Fitorja e PS në Lushnje, Balla shaka me Braçen: Është duke
Eriselda Sefa, kryetarja në detyrë e bashkisë së Lushnjes do vijojë ta drejtojë bashkinë deri në zgjedhjet e ardhshme.

Eriselda Sefa, kryetarja në detyrë e bashkisë së Lushnjes do vijojë ta drejtojë bashkinë deri në zgjedhjet e ardhshme.

Sefa ka arritur të fitojë 21216 vota, ose 58.80 %, ndërkohë i dyti u rendit Elton Bano i "Shtëpisë së Lirisë" me 11113 vota, 30.80 % dhe në vend të tretë kandidati i PD-së, Indrit Sefa me 3752 vota, 10.40 %.

Pas numërimit, drejtuesi politik i qarkut, Taulant Balla doli në një konferencë për shtyp, ndërsa shoqërohej nga Sefa dhe deputeti socialist Bujar Çela. Në momentin kur kamerat po bëhen gati për transmetim, Çela i ka kërkuar Ballës që të priste edhe Erion Braçen, por i është përgjigjur me shaka.

Biseda:

Bujar Çela: Prit të vijë edhe Braçe…

Socialisti: Po qan ai

Taulant Balla: Është duke qarë nga gëzimi

Kujtojmë se pas Vorës, fitorja e së cilës u konfirmua dje, PS ka siguruar edhe Bashkinë e Rrogozhinës dhe Lushnjes. Socialistët po shkojnë drejt fitores në bashkitë Durrës e Dibër ndërsa në Shkodër kryeson kandidati i 'Shtëpisë së Lirisë' së Sali Berishës. Basha është i treti thuajse në të gjitha bashkitë dhe ka pësuar një rënie më shumë se dramatike. 

 


Video