Rezultatet paraprake/ PS drejt fitores në 5 bashki, Berisha fiton Shkodrën, Basha humbje historike

7 March 2022, 07:57Politikë SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Rezultatet paraprake/ PS drejt fitores në 5 bashki, Berisha fiton
Procesi i numerimit

Shkon në 2 numri i bashkive që e kanë mbyllur procesin e numërimit të votave pas procesit zgjedhor të ditës së djeshme.

Pas Vorës, Partia Socialiste ka siguruar fitoren edhe në Rrogozhinë, e cila tashmë ka përfunduar.

Procesi vijon në Shkodër, Lushnje, Durrës e Dibër por nuk pritet të ketë surpriza dhe Partia Socialiste duket se po fiton, përveçse në Shkodër ku po shkon drejt fitores kandidati i 'Shtëpisë së Lirisë' së Sali Berishës. 

Në Shkodër rrezikohet të përsëritët procesi zgjedhor në të gjithë bashkinë. Kjo pasi me anulimin e procesit në 3 qendra votimi, 2 në Shosh dhe 1 në Pult, të cilat kanë 1300 votues, procesi përsëritet nëse Spahia në rastin konkret nuk merr 1300 vota më shumë se Angoni e PS. 

Partia Demokratike e Lulzim Bashës ka pësuar një humbje si kurrë më parë në historinë e saj. Një rënie më shumë se dramatike në të 6 bashkitë. 

 


Video