Rekord i zi për Bashën, zero vota në një qendër votimi (as komisioneri i PD-së, nuk e ka votuar)

7 March 2022, 13:41Politikë SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Rekord i zi për Bashën, zero vota në një qendër votimi

Në 30 vite, Partia Demokratike në Shkodër, për herë të parë në historinë e saj nuk merr qoftë edhe një votë të vetme në një qendër votimi.

Fjala është për qendrën e votimit numër 118, në Breg të Lumit, në Shalë, ku sipas KQZ-së, asnjë votues nuk i besoi votën kandidatit demokrat Xhemal Bushati.

Rezulton se as vetë komisioneri i PD-së, nuk ka votuar për partinë e tij.

Për Bashkinë e Shkodrës, gara është më e fortë se në 5-së bashkitë e tjera. Bardh Spahia i “Shtëpisë së Lirisë” udhëheq garën me një diferencë prej 1900 votash nga kandidatja socialiste Majlinda Angoni dhe me mbi 11 000 vota nga kandidati i PD-së, Xhemal Bushati.

Rekord i zi për Bashën, zero vota në një qendër votimi


Video