Njoftimi i paprecedentë, kandidatit socialist i humbasin 11 mijë euro dhe kërkon ndihmën e qytetarëve

16 April 2022, 23:27Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Njoftimi i paprecedentë, kandidatit socialist i humbasin 11 mijë euro
Vaid Shaba

Një ngjarje e pa precedentë është regjistruar në qytetin e Kavajës, ku kandidatit socialist për deputet Vaid Shaba, i janë humbur rreth 1,4 milion lekë.

ABC News raporton se paratë mbaheshin në një qese nga një punonjës i zyrës së Këmbimit Valutor në pronësi të Vaid Shabës, i cili kandidoi në garën e zgjedhjeve parlamentare të vitit 2021 nën siglën e PS, për qarkun e Tiranës.

Pasi ka mësuar për humbjen e parave, kandidati për deputet ka nxjerrë në rrugët e qytetit të Kavajës edhe njoftime ku kërkon bashkëpunimin nga qytetarët.

Në këtë njoftim thuhet se kanë humbur 10 mijë euro, 580 paund, 310 dollarë dhe 130 franga. Vaid Shaba premton edhe shpërblim për personin që jep informacion që i ka gjetur.


Video