Aksidenti me pasojë vdekje në portin e Durrësit, policia arreston tre persona

16 April 2022, 11:56Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Aksidenti me pasojë vdekje në portin e Durrësit, policia arreston
Porti i Durrësit

Një aksident i rëndë ka ndodhur ditën e premte brenda ambienteve të portit të Durrësit, ku një person ka ndërruar jetë.

Policia ka bërë të ditur këtë të shtunë se ka vënë në pranga 3 persona, të cilat akuzohen për veprën penale “Shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë”. Personat e arrestuar janë:

-R. B., 27 vjeç, me funksion përgjegjës turni, në firmën përpunimit të kontejnerëve në portin e Durrësit.

-N. V., 64 vjeç, me funksion manovrator i makinerisë.

-B. T., 42 vjeç, me funksion kryemekanik i ofiçinës.

“Arrestimi i këtyre shtetasve u bë sepse, për shkak të moszbatimit të rregullave të mbrojtjes në punë, ditën e djeshme, në vendin e quajtur “Sheshi i Kontejnerëve” në portin e Durrësit, punonjësi i kësaj firme, shtetasi R. B. është aksidentuar me pasojë vdekjen, nga një mjet pune i kësaj firme, që po drejtohej nga shtetasi N. V.”, njofton policia.


Video