Ikën dielli, vranësira dhe reshje shiu duke nisur nga sot

16 April 2022, 08:41Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Ikën dielli, vranësira dhe reshje shiu duke nisur nga sot

Pas disa ditësh me mot të kthjellët dhe diell duke filluar nga kjo fundjavë mbi vendin tonë depërtojnë masa ajrore të paqëndrueshme dhe të lagështa me origjinë perëndimore.

Në këtë mënyrë për këtë të shtunë moti parashikohet kryesisht i vranët, por nuk do të mungojnë edhe intervalet e shkurtra me diell më tepër të pranishme përgjatë ultësirës perëndimore.

Gjatë orëve të pasdites dhe mbrëmjes në zonën e qendrës dhe veri reshje shiu të herëpashershme me intensitet të ulët si dhe shtrëngata lokale.


Video