Protestat nxjerrin në pah krizën te Trauma, sallat e operacionit...
15 October, 18:35Fokus

Ministria e Shëndetësisë ka informuar për situatën në 24 orët e fundit.
Janë kryer 1,045 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me Covid-19, 53 qytetarë.
Në të gjithë vendin janë 368 pacientë aktivë me Covid-19.
Aktualisht në spitalin Covid 3 po marrin trajtim 9 pacientë, nga të cilët 1 është në gjendje më të rënduar. Në 24 orët e fundit nuk ka asnjë humbje jete me Sars-Cov2.
Janë shëruar 56 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 270,566 që nga fillimi i epidemisë.