Një humbje jete dhe 33 raste të reja nga Covid-19

16 April 2022, 17:25Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Një humbje jete dhe 33 raste të reja nga Covid-19
Sars Cov 2

Ministria e Shëndetësisë bën me dije se një person ka humbur jetën si pasojë e koronavirusit në 24 orët e fundit.

Nga 666 testime të kryera, rezultuan 33 të infektuar të tjerë, ndërkohë që të shëruarit nga virusi janë 24 orë.

Aktualisht në spitalin COVID3 po marrin trajtim 8 pacientë, ndërkohë që janë 358 pacientë aktivë me koronavirus në të gjithë vendin.

Ministria e Shëndetësisë i bën apel qytetarëve të vaksinohen sa më parë, për të mbrojtur veten dhe shëndetin e të tjerëve. Vaksinat antiCOVID reduktojnë mundësinë e infektimit dhe shmangin në shkallë të lartë hospitalizimet dhe fatalitetet.


Video