Një oligark kërkon privatizimin e ishullit të Sazanit? Niko Peleshi: Nuk ka lidhje zjarri me...

27 June 2022, 13:45Politikë SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Një oligark kërkon privatizimin e ishullit të Sazanit? Niko
Niko Peleshi

Deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji i drejtoi disa pyetje ministrit të Mbrojtjes, Niko Peleshi. Gjatë Komisionit të Sigurisë, Peleshi i është përgjigjur pyetjeve lidhur me situatën e zjarreve në vend dhe privatizimit të ishullit të Sazanit.

Deputeti i PD e pyeti Peleshin nëse ka ndonjë kërkesë, nga ndonjë oligark, për privatizimin e ishullit të Sazanit.

“A keni dijeni, kërkesë, aplikim apo ndonjë formë të caktuar nga ndonjë kompani, oligark që kërkon në përdorim apo privatizim ishullin e Sazanit duke u kërkuar ta nxirrni nga plani juaj? A është e njëjta kërkesë edhe në Karaburun? Akuzat për Sazanin janë që zjarri është i qëllimshëm për ti hapur rrugë ndërtimit të hoteleve. A ka kapacitet qeveria të përballojë situatën nga zjarret këtë vit dhe cilat janë kapacitetet?”,-tha Salianji.

Ndërsa ministri i Mbrojtjes, Peleshi iu përgjigj deputetit të PD duke i thënë se nuk ka asnjë kërkesë të tillë dhe se baza e Sazanit nuk mund të privatizohet.

“Nuk kemi asnjë kërkesë për privatizime të bazës. Nuk mund të privatizohet baza ndihmuese e Sazanit. Nuk ka kërkesë, indicie, privatizim. Nuk ka lidhje zjarri me ndonjë konspiracion për të hapur territore të reja”,-tha Peleshi.


Video