Kryeministri Edi Rama ishte ka qenë i pranishëm sot në mbrëmjen falënderuese për delegacionet e mbi 150 vendeve të botës, të cilat e zhvilluan Kongresin Zgjedhor të Federatës Botërore të Peshëngritjes në Shqipëri.
Gjatë fjalës së tij, Rama nuk i kurse batutat, duke thënë se Presidenti i Federatës Shqiptare të Peshëngritjes i kishte bërë presion qeverisë.
Kreu i qeverisë shqiptarë ju tha më tej sportistëve se nëse do donin një vend pa viza le të vijnë në Shqipëri, pasi mjafton vetëm një autorizim. Rama tha se i ka ardhur në majë të hundës nga kufijtë.
“Dua t’ju them i dashur Muhamed, t’ju them të gjithëve ju se ne ndjehemi të nderuar dhe krenarë që kemi mikpritur dhe është organizuar në Shqipëri ky kongres, por kjo nuk do të kishte ndodhur pa presidentin e Federatës së Peshëngritjes, miku ynë Elezi. Ishte aq i paduruar dhe aq shumë i angazhuar e i përkushtuar për ta bërë më të mirë këtë organizim më të mirë të mundshëm sa ai ka bezdisur cdo ministër e zyrtar, madje ka kërcënuar edhe qeverinë duke thënë se në rast se ndonjë anëtarët e kongresit do kishin problem me vizat ne do të përballeshim me të gjithë muskujt e anëtareve të federatës së peshëngritjes.
Në rast se dëshironi të keni një vend ku të mos përdorni fare viza, ky vend është Shqipëria. Ju keni ardhur njëherë në këtë formë, ju nuk kryet ndonjë akt terrorizmi, herën tjetër mjafton vetëm një autorizim nga Mehmet Pasha i botës së peshëngritjes dhe ejani kur të dëshironi. Ne na ka ardhur në majë të hundës kjo botë me kufi, këtu gjërat janë të heshta këtu miqtë janë perëndia” tha Rama.