Rama u rikthehet gjobave: Pas 1 korrikut, kush kapet me qese do të gjobitet

26 June 2022, 12:22Politikë SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Rama u rikthehet gjobave: Pas 1 korrikut, kush kapet me qese do të gjobitet

Kush kapet duke shitur, apo blerë qese plastike pas datës 1 korrik mund të gjobitet.

Paralajmërimin e ka dhënë vetë Edi Rama.

“Kënaqësia e qeseve prej letre në pazaret e ditës Sa mirë të shohësh që përditë e më shumë tregtarë po zëvendësojnë qeset e dëmshme plastike, me qeset e shëndetshme të letrës, ndërsa shumë blerës po marrin trasta për Pazar. Kështu mbrojmë Shqipërinë e fëmijëve tanë nga dëmi i frikshëm i qeseve plastike mbi mjedisin dhe shëndeti. Në 1 korrik nis aktivizimi i gjobave!”, shkruan Rama.

Qeset plastike janë ndaluar të përdoren nga shitësit dhe blerësit në vend që prej 1 qershorit.

 


Video