Nis protesta e opozitës, policia jep leje vetëm për dy orë (VIDEO)

11 July 2024, 20:28Politikë SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Nis protesta e opozitës, policia jep leje vetëm për dy orë
Pamje nga protesta e opozites

Opozita e bashkuar proteston sot përpara Kryeministrisë në bulevardin “Dëshmorët e Kombit” në orën 20:00.

Mbi 1200 policë dhe forca të sigurisë janë angazhuar për ruajtjen e rendit dhe sigurisë.

Në protestën e sotme, përveç Policisë së Tiranës janë angazhuar edhe efektivët e Repartit Shqiponja, si dhe ato të Ndërhyrjes së Shpejtë.

Kërkesa për zgjatjen e protestës nga opozita është bërë për deri në orën 24:00, por policia ka dhënë leje për deri në orën 22:00.

Ky tubim vjen pas vendimit të Gjykatës së Apelit që i la logon e PD ish-kryeministrit Sali Berisha.

Qëllimi i kësaj proteste të opozitës është krijimi i një qeverie teknike, mbajtja e zgjedhjeve të parakohshme.

 

 


Video