Nesër Samiti i Procesit të Berlinit në Tiranë, mbërrin në Rinas Ursula von der Leyen

15 October 2023, 14:56Politikë SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Nesër Samiti i Procesit të Berlinit në Tiranë, mbërrin
Ursula von der Leyen

Presidentja e Komisionit Europian Ursula von der Leyen ka mbërritur në Tiranë.

Von der Leyen është pritur në aeroportin e Rinasit nga ministrja Elisa Spiropali dhe ambasadori i BE në Tiranë, Luigi Soreca.

“Kënaqësi e veçantë të prisja sot në Tiranë, në kuadër të Samitit të Procesit të Berlinit, Presidenten e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen. Ky samit është një tjetër event i rëndësishëm ndërkombëtar për Shqipërinë, i cili zhvillohet për herë të parë jashtë kufijve të BE-së, me pjesëmarrjen e 6 kryeministrave të rajonit, liderëve të vendeve anëtare të BE-së si dhe përfaqësuesve të nivelit të lartë dhe organizmave ndërkombëtare të mbi 25 vendeve”, shkruan Spiropali.

 



Video