"Ndërkohë që miratoni..."/ Plasin të qeshurat te Ligjet, zëvendësministri kërkon leje për në tualet! (Video)

17 July 2026, 14:36Politikë SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
"Ndërkohë që miratoni..."/ Plasin të qeshurat te
Martin Kajo

Një moment pikant është shënuar gjatë mbledhjes së Komisionit për Çështjet Ligjore dhe Administratën Publike, ku i pranishëm ishte zëvendësministri i Ekonomisë dhe Inovacionit, Martin Kajo.

Teksa kryetari i komisionit, Ulsi Manja, po përgatitej të hidhte në votim projektligjin për “Treguesit gjeografikë për produktet artizanale dhe industriale”, Kajo ndërhyri për të kërkuar leje që të largohej për pak çaste për në tualet.

“Mund të dal një sekond, kryetar, ndërkohë që miratoni...”, u shpreh zëvendësministri, duke shkaktuar të qeshura mes të pranishmëve në sallë.


Video