Meta tërbohet me Krajën, i nxjerr dosjen si hetues në kohën e komunizmit

24 August 2022, 14:26Politikë SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Meta tërbohet me Krajën, i nxjerr dosjen si hetues në kohën

Partia e Lirisë është vënë në lëvizje, pasi kryetari i saj Ilir Meta është vënë nën hetim nga SPAK.

Ish-deputetja e LSI Silva Caka, aktualisht Sekretarja e PL për Marrëdhëniet me Publikun ka reaguar duke sulmuar kreun e Prokurorisë së Posaçme, Arben Kraja dhe duke i kujtuar atij se ka qenë hetues në kohën e komunizmit. 

"Ky hetuesi i komunizmit, i ka verifikuar gjeneralitetet e tij?

Ilir Rexhep Metaj ka kaluar Vetting-un e njerëzve që e kanë vlerësuar në 30 vitet e tij në politikën më aktive dhe nuk ka nevojë t'ia bëjë verifikimin Beni i komunizmit.

Merru me inceneratorët Beni dhe mëso të ecësh vetë, jo me hapat e Taos dhe Edvinit që i ndërron gjeneralitetet dhe kartelat sipas volisë"

Meta tërbohet me Krajën, i nxjerr dosjen si hetues në kohën



Video