Protestat nxjerrin në pah krizën te Trauma, sallat e operacionit...
15 October, 18:35Fokus
Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka sqaruar zyrtarisht nisjen e hetimeve për ish-presidentin Ilir Meta.
Në një reagim për mediat, SPAK sqaron se hetimi ka nisur pas një kallëzimi të bërë nga ish-deputeti opozitar, Halit Valteri.
Ky i fundit më 07.06.2022 depotizoi një kallëzim në drejtim të Metës dhe drejtuesve të LSI-së.
"Nisur nga interesimi i shumë gazetarëve pranë SPAK, lidhur me një kërkesë që SPAK i ka drejtuar KQZ, sqarojmë se ajo kërkesë është pjesë e hetimeve që po kryen Prokuroria e Posaçme në kuadër të procedimit penal regjistruar mbi bazën e kallëzimit të shtetasit Halit Valteri. Nuk kemi ndonjë informacion tjetër për të dhënë. Hetimet vazhdojnë", njofton SPAK.