Mediat Berishës spekuluan me emrin e tij, reagon Taulant Balla: Zeni.TV vetëm më shton jetën

19 April 2022, 21:11Politikë SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Mediat Berishës spekuluan me emrin e tij, reagon Taulant Balla: Zeni.TV
Taulant Balla

Deputeti socialist Taulant Balla ka reaguar për një spekulim që disa media pranë ish-kryeministrit Sali Berisha shpërndan pasditen e sotme, në lidhje me një efektiv të arrestuar.

Rastësisht, ky i fundit kishte të njëjtin emër dhe mbiemër me deputetin socialist.

Edhe pse policia në njoftim bëri me dije se “Taulant Balla” i arrestuar ishte një efektiv policie që kishte terrorizuar lagjen me armë, mediat pranë Berishës, disa për klikime dhe disa për arsye politike keqraportuan lajmin.

Duke marrë lajmin e portalit Syri që financohet nga djali ish-kryeministrit Sali Berisha, Shkëlzen Berisha, Balla thotë me ironi se “Zeni.TV vetëm më shton jetën”.

“Mua Zeni.TV vetem me shton jeten, po kur mendoj boronicat e Gerdecit, Nduen e Cezit, Partizanin e dhendrrit dhe SPAKUN qe nuk te fal as per nje arke peshk, atehere them dicka e madhe nuk shkon! Po ju si mendoni?”, shkruan Balla bashkangjitur fotos më poshtë.

 

Mediat Berishës spekuluan me emrin e tij, reagon Taulant Balla: Zeni.TV


Video