'Me një fustan mbi gju'/ Kush është deputetja socialiste që theu 'kodin e veshjes' në kuvend (Foto)

10 July 2022, 08:54Politikë SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
'Me një fustan mbi gju'/ Kush është deputetja
Eslemvera Zake

E enjtja është dita për të parë, blerjet e fundit dhe të shtrenjta të politikanëve, femrat deputete janë ato që kanë fokusin më të madh, duke u shndërruar shpesh në kryefjalën e shtypit për veshjet apo aksesorët e tyre. Këtë herë paparaci ka kapur deputeten e Partisë Socialiste të qarkut të Korçës.

Eslemvera Zake është një emër i ri në politikën tonë, duke ardhur në Parlament vitet e fundit. Ndaj me gjasa, deputetja ‘nuk e di’ mirë ‘code-dress’ të institucionit.

'Me një fustan mbi gju'/ Kush është deputetja
Foto të marra nga Panorama

Deputetja simpatike është shfaqur në seancën plenare me një fustan mbi gju, duke marrë vëmendjen e të gjithë të pranishmëve. Veshjen me ngjyra ajo e kishte kombinuar me sandalet me taka të larta, duke sjellë pamjen e një pasarele mode më shumë sesa të një ligjvënëse.

Vijat e kuqe për femrat deputete në veshje:

Femrat nuk duhet të veshin fundet e shkurtra, dekoltetë, veshjet pa mëngë, materialet sportive ose ekstravagante (xhinse, lëkura) ose ngjyrat e forta.

Këpucë zyrtare të mbyllura para dhe të shmangin takat e larta (mbi 7 cm), platformat, si dhe ngjyrat e forta; nëse duhet të përdorin bizhuteri, ato duhet të jenë fine dhe elegante.

Të shmangin tualetin e tepruar (të përdorin ngjyra të lehta) dhe parfumin e tepruar; të shmangin aksesorët e mëdhenj dhe me ngjyrë të fortë; të shmangin lyerjen e thonjve, prerjen e flokëve dhe përdorimin e ngjyrave, në mënyrë ekstravagante.



Video