Vasili bën thirrje për çmimin e naftës, por nuk përmend asnjë emër oligarku

8 July 2022, 18:14Politikë SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Vasili bën thirrje për çmimin e naftës, por nuk
Vasili

Bordi ndryshoi sot çmimin e naftës dhe benzinës për ditën e katërt rresht, duke e rritur menjëherë pasi kaloi protesta e thirrur nga ish-kryeministri Sali Berisha.

Duke marrë shkas nga këto veprime, ka ardhur një reagim nga nënkryetari i LSI-së Petrit Vasili, i cili i kërkon SPAK-ut të nisë hetimet dhe të vendosë para drejtësisë të gjithë hajdutët. Ai shkruan në një postim në rrjetet sociale se "hajdutët e pacipë të qeverisë bëjnë pazar me oligarkët dhe të njëjtat depozita nafte të shitura plot, i shesin përditë me çmime të ndryshme për të mbushur xhepat".

Një retorikë boshe nga ana e Vasiliit, i cili përmend fjalën oligark, por nuk përmend asnjë emër prej tyre. Nëse çmimi i naftës është rritur abuzivisht, është Shefqet Kastrati dhe Paulin Gega që e dominojnë tregun. Për opozitën këta nuk përmenden.

Kjo gjë ndodhi edhe gjatë protestës së djeshme, ku denoncohej korrupsioni i Qeverisë, por nuk u përmend asnjë emër se me kë e bëjnë korrupsionin qeveritarët. Nëse opozita e ka seriozisht me korrupsionin duhet t'i përmendë një për një se në xhepat e kujt shkojnë lekët e shqiptarëve.

"SKANDAL.Nafta 4 cmime ne 4 dite, sot e rrisin 5 leke, SPAK boll mbylle syte e veshet perpara horrave!
Cdo dite batakçinjte mafioze te Qeverise permes Bordit te Hajduteve ne menyre skandaloze ndryshojne cmimin per here te katert ne kater dite.
Sot e rriten ne Shqiperi çmimin me 5 leke dhe e çuan ne 240 leke litri i naftes.
Ndersa ne Maqedoni çmimi ulet ne 193 lek/ litri(101denare) i naftes.
Kemi vetem hajdute te pacipe ne qeveri qe bejne pazar me oligarket dhe te njejtat depozita nafte te mbushura plot i shesin perdite me cmime te ndryshme per te mbushur xhepat.
SPAK boll mbylle sy e veshe hetoni dhe coni perpara drejtesise gjithe kete hajduteri, qe vlon ne mes te dites." shkruan Vasili.

Vasili bën thirrje për çmimin e naftës, por nuk


Video