Deputeti i PS-së Erion Braçe ka reaguar lidhur me protestën e djeshme të thirrur nga ish-kryeministri Sali Berisha.
Braçe ka publikuar në rrjetet sociale një pjesë të fjalimit të Berishës ku e quan Edi Ramën “armik” dhe jo kundërshtar politik. Sipas deputetit socialist, kjo është kultura e armikut që ka Sali Berisha, me në thelb fashizmin oriental. Ai kujton burgosjen e kryetarit të atëhershëm të opozitës Fatos Nano, rrahjen e Edi Ramës e deri dhe vrasjen e protestuesve në Bulevard.
“Kjo eshte “kultura e armikut”; Ne thelb te fashizmit oriental! Me kulturen e armikut, mbylli ne burg per me shume se tre vjet, kryetarin e opozites, armikun Fatos Nano; Me kulturen e armikut, rrahu deri ne kufijte e vdekjes, publicistin ate kohe, armikun Edi Rama;
Me kulturen e armikut, pushkatoi kater armiq ne mes te bukevardit; Me kulturen e hajdutit, poqi te gjalle punetoret e gjore te Gerdecit, ku ishte nje nga bizneset e fashizmit oriental”, shkruan deputeti Erion Braçe dhe publikon videon e mëposhtme.