Me gotë në dorë duke iu drejtuar grupit të Alibeajt, Berisha reagon për drekën: Fillim i ri për grupin parlamentar

28 December 2022, 18:27Politikë SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Me gotë në dorë duke iu drejtuar grupit të Alibeajt, Berisha
Sali Berisha

Ish-kryeministri Sali Berisha e ka përdorur politikisht drekën e sotme të dy grupimeve të PD-së për festat e fundvitit, edhe pse Bardhi e mohoi se kjo festë të përçonte një mesazh politik.

Në një postim në rrjetet sociale, Berisha ka postuar një foto ku shfaqet i vetmi në këmbë me gotë në dorë dhe është duke folur, i pozicionuar përballë deputetëve si Tabaku, Bardhi, Çupi, Korreshi apo Xhaferraj. Ish-kryeministri shkruan se ky është një fillim i ri për grupin parlamentar të PD-së dhe uron festat.

"Drekë në Fermën Uka e thirrur nga deputeti, Xhelal Mziu si fillim i ri për grupin parlamentar të PD-së. Gëzuar!" shkruan Berisha. 

Kujtojmë se kjo drekë ishte një iniciativë e deputetit Xhelal Mziu, por kishte dhe deputetë që e refuzuan ftesën.

DEPUTETËT E PRANISHËM:

Sali Berisha

Belind Kellici

Flamur Noka

Bujar Leskaj

Xhelal Mziu

Tomor Alizoti

Elda Hoti

Greta Bardeli

Lindita Metaliaj

Albana Vokshi

Kastriot Piroli

Kasem Mahmutaj

Oerd Bylykbashi

Luan Baci

Tritan Shehu

Isuf Celaj

Ina Zhupa

Edmond Spaho

Ferdinand Xhaferri,

Gazment Bardhi

Jorida Tabaku

Dhurata Cupi

Andia Ulliri

Saimir Korreshi

Lefter Geshtenja

Helidon Bushati

Eralda Bano

Fatjon Veizaj

llda Dhori

Ervin Salianji

Merita Bakiu

Ramadan Likaj

DEPUTETËT QË MUNGUAN:

Lulzim Basha

Enkelejd Alibeaj

Kreshnik Collaku

Flutura Acka

Dashnor Sula

Zheni Gjergji

Arbi Agalliu

Flamur Hoxha

Agron Gjekmarkaj

Emilja Koliqi

Petrit Doda

Orjela Nebiaj

Orjola Pampuri

Bledjon Nallbati

Seladin Jakupllari


Video