Mbyllet Këshillimi Kombëtar, mbi 500 mijë qytetarë kanë dhënë mendimin e tyre

2 April 2022, 09:02Politikë SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Mbyllet Këshillimi Kombëtar, mbi 500 mijë qytetarë kanë
Edi Rama

Procesi i Këshillimit Kombëtar është mbyllur më 31 Mars. Kryeministri Edi Rama bën me dije se mbi gjysmë milioni qytetarë kanë marrë pjesë.

Ai thotë se me postë kanë dhënë mendimin e tyre 340 143 qytetarë, online 127 130 qytetarë dhe në tenda 95 922.  Kreu i qeverisë siguron pjesëmarrësit se zëri i tyre do të dëgjohet me respektin më të madh.

“Dhe me një falenderim të megjithëzemërt për mbi gjysmë milionë shprehje interesi për Këshillimin e parë Kombëtar, si edhe duke i siguruar të tërë pjesëmarrësit se zëri i tyre do të dëgjohet me respektin më të madh, ju uroj të gjithëve një fundjavë të qetë”, shkruan kryeministri.

Nisma e Këshillimit Kombëtar u ndërmor nga qeveria shqiptare dhe u komunikua fillimisht nga kryeministri Edi Rama më 24 Dhjetor të vitit 2021.

Qytetarët u pyetën mbi disa çështje të ndryshme, që nga kultivimi i kanabisit për qëllime mjekësore e deri tek politika e jashtme e vendit.


Video