
Ish-kryeministri Sali Berisha thotë se asnjë derë e blinduar nuk do të vendoset më në selinë e Partisë Demokratike.
I ftuar në emisionin Zonë e Lirë të Arian Çanit, Berisha u shpreh se dyert e blinduara që u hoqën mund të përdoren vetëm si instalacion.
I pyetur nëse do t’i largojë nga partia ata që i dolën kundër, ish-Kryeministri e mohoi diçka të tilla dhe theksoi se Partia Demokratike duhet të jetë e bashkuar.
Arian Çani: U riktheve në qeli dhe hoqe dyert e blinduara, a do ta lësh derën kryesore të blinduar për mbështetësit e Lul Bashës?
Sali Berisha: Dera e blinduar e hequr mund të mbetet diku si instalacion por ato dyer nuk blindohen më kurrë.
Arian Çani: Tani që u riktheve në seli, a e ke të qartë se një parti e rithemeluar nuk e ka luksin të mbajë akoma brenda saj edhe ata që të futën “thikën pas shpine”, madje as ata që të hodhën gaz lotsjellës në shtëpinë tënde në 8 Janar?
Sali Berisha: Këtu nuk jam dakord. Një parti e rithemeluar do të thotë konsolidon diversitetin, lirinë e mendimit. Ajo që ndodhi ishte një zhvillim brenda familjes dhe duhet trajtuar si e tillë. Asnjeri nuk përjashtohet.