Policia e Shtetit: Alqi Bllako u dorëzua mbrëmjen e djeshme

1 April 2022, 07:36Politikë SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Policia e Shtetit: Alqi Bllako u dorëzua mbrëmjen e djeshme
Alqi Bllako

Ish-deputeti socialist Alqi Bllako, është vëtëdorëzuar dhe ndodhet në drejtorinë e Tiranës. Policia ka reaguar për herë të parë në lidhje me arrestimin e Bllakos, ku thotë se që prej mbrëmjes së kaluar është vetëdorëzuar konform detyrimit ligjor për zbatimin e masës së sigurisë  "Arrest në burg", lëshuar dje nga Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar.

‘Drejtoria e  Përgjithshme e Policisë së Shtetit, informon publikun se përkundër disa lajmeve të rreme mbi arratisjen e shtetasit Alqi Bllako, ky shtetas ndodhet në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë që prej mbrëmjes së djeshme.

Sqarojmë se shtetasi Alqi Bllako është vetëdorëzuar konform detyrimit ligjor për zbatimin e masës së sigurisë  "Arrest në burg", lëshuar dje nga Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar.’- njofton policia.


Video