Mesazhi i Alibeajt për deputetët e PD: Mos votoni kandidaturat e PS-së për BSh

31 March 2022, 16:53Politikë SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Mesazhi i Alibeajt për deputetët e PD: Mos votoni kandidaturat e

Kreu i grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Enkelejd Alibeaj, ju ka dërguar një mesazh deputetëve të grupit, ku u kërkon të mos marin pjesë në votimin për dy kandidaturat e propozuar nga PS për anëtarë të Këshillit Mbikëqyrës së Bankës së Shqipërisë.

Në argumentin e tij Alibeaj thekson se për kandidaturën e propozuar nga PD Kuvendi refuzoi votimin duke përdorur një artificë në procedurë.

Dy kandidaturat e propozuara nga PS ishin Anastas Angjeli dhe Natasha Ahmetaj.

Mesazhi

Të nderuar kolegë!

Duke qenë se për kandidaturën e propozuar nga PD për në Këshillin Mbikëqyrës se BQ u përdor artificë proçedure për të mos kaluar në votim në seancë plenare atëherë edhe ne nuk do të marrim pjesë farë në votim për 2 kandidaturat e propozuar nga PS.

Pra nuk i hedhim në kuti fletët me ngjyrë.


Video