Berisha: Kam një keqardhje të madhe për marrëdhëniet me Bashën

1 April 2022, 21:48Politikë SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Berisha: Kam një keqardhje të madhe për marrëdhëniet me

Ish-kryeministri Sali Berisha është shprehur i keqardhur për marrëdhëniet e tij me ish-kryetarin e PD, Lulzim Basha.

Në një intervistë në “Zonë e Lirë”, Berisha tha se është e pamundur të shohësh se si një njeri i shkolluar mund t’i lejojë vetes veprime totalitariste të paimagjinueshme

Pyetje: A ke reagim për atë që thonë; e rrite dhe e vrave Lulin, por përjetësove Ramsin?

Berisha: Kam një keqardhje të madhe, s’e mohoj këtë. Kam keqardhje të madhe për faktin se së pari ai tregoi mungesë të plotë të integritet politik. Kështu vepron politikani. Së dyti është e paimagjinueshme se si një njeri i shkolluar mund t’i lejojë vetes veprime totalitariste të paimagjinueshme.

 


Video