Basha President? Berisha: Po u thotë bashkëpunëtorëve se është kandidat

1 April 2022, 22:55Politikë SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Basha President? Berisha: Po u thotë bashkëpunëtorëve se

Lulzim Basha u ka komunikuar bashkëpunëtorëve të tij se është kandidat për President i vendit.

Kështu deklaroi ish-Kryeministri Sali Berisha.

"Kam dëgjuar se me bashkëpunëtorët e tij u ka thënë që jam kandidat për President. 100 për qind e vërtetë kjo", tha Berisha.

Berisha foli në emisionin Zonë e Lirë dhe këtë përgjigje e dha kur u pyet nëse kishte mundësi që Edi Rama ta bënte Lulzim Bashën President.

Procedurat parlamentare për zgjedhjen e Presidentit të ri nisin në mes të muajit prill.


Video