Flamingot përçajnë kupolën e Partisë Demokratike
5 November, 12:54Fokus

Mbledhja e sotme e “Etikës’ për përjashtimin e 29 deputetë të PD të kërkuar nga PS është shoqëruar me debate dhe tone të larta zëri.
Deputetja e PD-së, Albana Vokshi i drejtohet ish-ministrit të Drejtësisë, Ulsi Manja duke i thënë: “Ulsi të erdhi mesazhi nga Rama?! Çfarë të tha të bësh?”.
Ndërsa kreu i grupit parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi u shpreh “Na keni quajtur grup të strukturuar kriminal. Por në fakt grup i strukturuar jeni ju. Po përjashtoni opozitën pa asnjë arsye. Ju na thoni që deputet duhet të sillen si deputet, por harroni që anëtarët e qeverisë tuaj sillen si banditë”.