Janë zbardhur detaje të reja nga mbledhja me dyer të mbyllura e deputetëve të “Rithemelimit” të Sali Berishës me mbështetësit e Gazment Bardhit.
Deputeti Bujar Leskaj ka kërkuar që të thellohet aksioni opozitar, madje të shkohet deri në grevë urie.
“Duhet të thellojmë aksionin opozitar. Situata jonë është e vështirë. Kjo do te thotë se duhet te reagojmë sa ç’duhet. Duhet te marrim hap pas hapi te gjitha mundësitë e reagimit, duke shkuar edhe deri ne ekstrem, ne greve urie, siç ka bërë Pjeter Arbnori në vitin 1997”, tha Leskaj.
Ndërkohë që Sali Berisha ka dal kundër idesë për të bojkotuar institucionin e Parlamentit, duke theksuar që s’duhen bërë gabimet e dikurshme të PD, kur kishte Lulzim Bashën. Këtë ide e ka mbështetur Helidon Bushati.
Mesa duket, deputetët e grupimeve Bardhi-Berisha po mendojnë për strategji për të rrëzuar edhe qeverinë, paralelisht me tentativën për të bashkuar demokratët mes tyre.