“Kosova duhet të njihet”, presidenti Kroat: E tërë Evropa e njeh, por nuk dëshiron ta përmend

18 October 2023, 13:13Politikë SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
“Kosova duhet të njihet”, presidenti Kroat: E tërë
Presidenti i Kroacisë Zoran Milanoviç

Presidenti i Kroacisë Zoran Milanoviç në një konferencë të përbashkët me presidentin e Shqipërisë Bajram Begaj tha se vendet e  Bashkimit Europian po tregohen të pasinqertë me Shqipërinë dhe Kosovën.

Ai tha se është i vetmi jo shqiptar i cili po kërkon që Kosova të njihet si shtet, pasi sipas tij, Europa nuk e përmend. Sipas Milanoviç edhe pse kanë kaluar 11 vite dhe Shqipëria ka ecur përpara, europa prapë duket se ka pritoritete të tjera.

“Në 20 vite jam dëshmitar i zhvillimit të Shqipërisë në të gjitha aspektet. Fatkeqësisht ky progres nuk është përcjellë me reagimet e duhura institucionale nga ana e Bashkimit Europian. Dua të them diçka që e kam thënë për herë të parë në vitin 2012, kur kryeministër ishte Sali Berisha, por rrethanat ishin të ngjashme. Në atë kohë Shqipëria kishte 3 vite që ishte anëtare e NATO-s. Në atë kohë Serbia dhe Mali i zi kishin avancuar, por për Shqipërinë nuk ndodhte asgjë. Ky absurd i cili ishte i dukshëm atëherë është i dukshëm edhe tani.


Video