Ish-ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqja ka përfunduar dëshminë e tij për koncesionin e sterilizimit para prokurorëve të SPAK ku ka qendruar për
Pas daljes nga SPAK, ai u shpreh për mediat:“Jam thirrur në cilësinë e personit që kam dijeni për rrethanat e çështjes që dihet, ajo e sterilizimit. Në këtë cilësi jam thirrur sot dhe kam dhënë përgjigjet e mia shpjegimet e tjera para dy prokurorëve dhe BKH-së.”.
I pyetur nëse i druhet hetimit nga SPAK, ai u shpreh: “Jo nuk i druhem fare”.
Beqja dha një përgjigje edhe për çantën e zezë duke thënë se kishte materiale pune.
Më herët në lidhje me këtë koncesion është pyetur për dy herë radhazi edhe ish-zv.ministri i Shëndetësisë Klodian Rjepaj si dhe anëtarët e komisionit të koncesionit të sterilizimit.
Gjatë kohës që Beqja drejtoi Ministrinë e Shëndetësisë, dha me koncesion shërbimin e sterilizimit. Ky koncesion prej 100 mln eurosh është fituar nga “Sani Service” e biznesmenit Ilir Rrapaj, i cili sipas të dhënave rezulton mik i Beqjas.
Në vitin e parë të kontratës nga buxheti i shtetit janë paguar 17 mln euro, nga 12 që parashikonte kontrata. Koncesioni i sterilizimit është në hetim prej 3 vitesh.