Protestat nxjerrin në pah krizën te Trauma, sallat e operacionit...
15 October, 18:35Fokus
Komisionerja për Zgjerimin e Bashkimit Europian, Marta Kos, tha se shpejtësia e Shqipërisë në hapjen e grupkapitujve për integrimin europian është mbresëlënëse.
Ajo theksoi se kjo ka ardhur si rezultat i punës së madhe të autoriteteve shqiptare ndër vite.
“Ky rezultat është rrjedhojë e punës së madhe të autoriteteve shqiptare që kanë çuar përpara reformat, sidomos gjatë këtij viti, pavarësisht se ka pasur zgjedhje. Vendi juaj po tregon që mund të bëhet. Shqipëria po tregon që ndryshimi pozitiv është i mundur dhe BE-ja e shpërblen këtë ndryshim”, tha Marta Kos.
Komisionerja bëri me dije se ka mbetur vetëm një grupkapitull pa u hapur, por beson që kjo do të realizohet brenda këtij viti.