Marrëveshja për emigrantët, politikani francez: Shqiptarët nuk e meritonin këtë!

7 November 2023, 17:19Politikë SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Marrëveshja për emigrantët, politikani francez: Shqiptarët
Foto ilustruese / France-Shqiperi-BE

Politikani francez Thomas Ferrier, njëkohësisht kreu i Partisë për Europianët (LPE) ka reaguar lidhur me marrëveshjen Rama-Meloni për sjelljen e mijëra emigrantëve ilegalë në Shqipëri.

Ferrier, teksa ka shpërndarë në rrjetet sociale lajmin e televizionit “France 1”, shkruan “shqiptarët nuk e meritonin këtë”.

Ferrier, partia e së cilit ka mbështetur kandidatin Eric Zemmour në zgjedhjet presidenciale të Francës, thotë më tej se “qeveria shqiptare, ashtu si edhe qeveritë e tjera evropiane, tregoi se nuk mbron interesin e qytetarëve të saj”.

Sipas marrëveshjes deri në 3000 emigrantë nga Afrika, Lindja e Mesme dhe Azia do të vijnë në Shëngjin të Lezhës brenda një muaji. Ky numër mund të shkojë deri në 36 mijë brenda vitit tjetër.

Shqipëria nuk përfiton asgjë nga kjo marrëveshje, ndërsa kryeministri Rama deklaroi se vendi ynë “i ka borxh” Italisë.


Video