VIDEO: Diçka e pazakontë i ndodh Ramës pak para takimit me Melonin. Një grua i afrohet dhe…

7 November 2023, 16:16Politikë SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
VIDEO: Diçka e pazakontë i ndodh Ramës pak para takimit me
Kryeministri Edi Rama në Itali


Kjo video tregon një moment nga vizita e fundit e Ramës në Itali ku nënshkroi papritur një marrëveshje që ka ngjallur shumë paqartësi dhe jo pak revoltë.

Në video shihet se dicka e veçantë i ndodh Edi Ramës kur ai sapo doli prej makinës zyrtare italiane të mikpritjes.

Ndërkohë që në sfond shifet Meloni duke pritur Ramën, një grua e cila ndodhet brenda perimetrit të ngushtë të sigurisë iu afrua Ramës dhe duke i folur i jep diçka, të cilën Rama e futi në xhep i zënë pak ngushtë.

Mbetet mister se ç’gjë mori Rama dhe më pas e futi në xhep duke vazhduar të ecë drejt Melonit që e priste pak metra përballë.

Kaq urgjente ka qenë dorëzimi i objektit, saqë as shefi i protokollit të Palazzo Chigi që e priste Ramën disa metra më tutje për ta shoqëruar tek Meloni nuk ka mundur të jetë më afër se personi që e dorëzoi.

Gruaja për koincidencë i ngjan kryesekretares dhe kryekëshilltares së Melonit, Patrizia Scurti, por DITA nuk ka konfirmim zyrtar për identitetin e saj. /Dita


Video