Protestat nxjerrin në pah krizën te Trauma, sallat e operacionit...
15 October, 18:35Fokus
Gjykata e Posaçme dhe Gjykata e Durrësit kishin shpallur moskompetencë për kërkesën e Fredi Belerit, i cili kërkon leje për t’u betuar si kryebashkiak i Himarës.
Gjykata e Durrësit ia kishte kaluar çështjen për shqyrtim Gjykatës së Lartë dhe kjo e fundit vendosi t'ia kalojë GJKKO.
Më 26 qershor GJKKO rrëzoi kërkesën e Belerit për leje për t'u betuar.
Beleri paraqiti lejen në 3 institucione në SPAK, Drejtorinë e Burgjeve dhe në GJKKO për të dalë nga paraburgimi për ceremoninë e marrjes së detyrës në Këshillin Bashkiak të qytetit të martën e 27 qershorit në orën 11.00. GJKKO sqaroi se lejet jepen vetëm në raste vdekjesh, martesash apo provimesh.