“Ç’ma tund kokën, nuk jemi në dasmë këtu”/ Drejtoresha e SHISH nuk është e pranishme për të dëshmuar te “TIMS”, Salianji: Ta marrim me polici!

26 June 2024, 11:43Politikë SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
“Ç’ma tund kokën, nuk jemi në dasmë
Ervin Salianji/ Vlora Hyseni

Teksa sot duhej të ishte e pranishme për të dëshmuar si dëshmitare, drejtoresha e SHISH, Vlora Hyseni, kjo e fundit nuk është paraqitur në mbledhjen e Komisionit Hetimor për sistemin TIMS.

Që në nisje të fjalës së tij kryetari i këtij komisioni, Ervin Salianji nuk i kurseu ironitë ndaj maxhorancës dhe faktit që Hyseni nuk ishte e pranishme, ndërsa tha se do të njoftohej policia.

Salianji: Ç’a e tund kokën kot, se nuk është dasmë këtu. Ta shoqërojmë me polici, do të lajmërojmë policinë, do e vëmë në dijeni dhe drejtoresha, që ka punë më të rëndësishme se sa të shkosh në Beograd. Të vijë të japë dëshmi, siç e përcakton ligji.
Jeni si lakuriqët e natës. Keni frikë. Keni bërë dëshmitë me dyer të mbyllura, se keni frikë nga ato që do të dalin. Keni bërë gati dhe nja 2 deputetë të tjerë, se ju duhet ndihma e të tjerëve.


Video