Presidenti i Këshillit Europian, Charles Michel deklaroi nga Tirana se Shqipëria duhet të avancojë reformën në drejtësi dhe luftën kundër korrupsionit për procesin e anëtarësimit në BE.
Gjatë konferencës së përbashkët me kryeministrin Edi Rama, Charles Michel deklaroi dhe se emigracioni është një temë sfiduese për të gjithë BE-në dhe theksoi se duhet të ndërmerren politika të përbashkëta për ta menaxhuar sa më mirë këtë situatë.
“Kjo është një mbledhje historike që shkruam historinë se u organizua për herë të parë në rajonin e Ballkanin Perëndimor. Kjo mbledhje është deklarata që shoqëron punimet tuaja sepse përmban, kam pak emocion që jam në këtë tribunë. Të gjithë kemi detyrat tona. Ka pritshmëri që reforma në drejtësi, lufta nga korrupsioni të avancojë, BE duhet të përforcojë kapacitetin për të përforcuar tregun e përbashkët, Roaming është një hap përpara dhe do bëj të mundur që vitin e ardhshëm të zvogëlojmë shpenzimet e roaming që është vërtetim i angazhim konkret dhe zhvillim turistik, ka pasur progres konkrete për të përballuar pasojat e luftës, ka pasur pasoja të rënda në energji, ekonomi.
Duhet të them disa fjalë për emigracionin. Është një temë sfiduese. Ne jemi përballur me rritjen e shifrave dhe ky bashkëpunim me Ballkanin Perëndimor është i nevojshëm për të gjithë ne. Duhet të merren vendime shtesë dhe të bëjmë progres të mëtejshëm për të menaxhuar së bashku këtë situatë Dua të shpreh mirënjohjen se patën progres në politikën e vizave, duhet të merren vendime shtesë dhe të bëjmë progres të mëtejshëm. Është një mbledhje e rëndësishme, dua të falënderoj Ramën dhe partnerët e Ballkanit Perëndimor, se pati respekt e besim. Kriza e COVID nga tronditi të gjithëve. A duam që parimet demokratike të jenë baza është zgjedhja jonë, duhet të punojmë që të punojmë për një BE të qëndrueshme”, tha Charles Michel.