Kryesocialisti Edi Rama nga qyteti i Matit u bëri thirrje qytetarëve të mos votojnë për Ilir Metën dhe Sali Berishën. Rama me shaka tha se gratë që kanë burrat demokratë duhet t’i marrin më 14 maj vetëm përpara, por nëse kanë burra që ‘nuk mbushin’, t’i mbyllin në shtëpi ditën e zgjedhjeve pasi është turp të votojnë për ‘Like Floririn’.
Ai e ka konsidetuar këtë gjë një turp të madh, pasi demokratët po shkojnë të votojnë një të majtë, ai madje tha se edhe gjyshërit e stërgjyshërit e demokratëve do u dilnin në ëndërr nga kjo.
“Është turp i madh shumë, i djathtë që s’mbush dhe niset e voton te fleta e votimit, “Bashkë Fitojmë” me Like Floririn. Se s’është as emri i atij tjetrit fare. Atij ju zhduk emri fare këta duan ta mbajnë akoma. Like “floririt” përfaqëson të djathtën.
Do ju rrotullohen gjyshërit në varr! Do ju dalin stërgjyshërit në ëndërr e t’ju thonë, “ça m’bone or çun”! Kështu që në këtë moment nderin e të djathtës mund ta shpëtojnë vetëm gratë e të djathtëve”,-tha kryeministri Rama nga Mati.