Dita Botërore e Lirisë së Shtypit, ambasadorja Yuri Kim pret në takim një grup gazetarësh!

3 May 2023, 10:49Politikë SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Dita Botërore e Lirisë së Shtypit, ambasadorja Yuri Kim pret
Ambasadorja Yuri Kim

Në Ditën Botërore të Lirisë së Shtypit, ambasadorja Yuri Kim priti një grup gazetarësh dhe përfaqësues OJQ-sh që punojnë për çështjet e medias në Shqipëri.

Ajo theksoi se një shtyp i lirë dhe i pavarur është thelbësor për demokracinë dhe se është e rëndësishme që gazetarët të bëjnë pyetje të vështira.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by U.S. Embassy Tirana (@usembassytirana)

Ambasadorja Yuri Kim nxiti që t’i përcjellin brezit të ri të gazetarëve mësimet që kanë marrë për të qenë të fortë dhe të guximshëm.

“Shpresoj se nuk do ta nënvlerësoni kurrë rëndësinë e asaj që po bëni. Shpresoj se do të vazhdoni të bëni atë që po bëni”, u tha gazetarëve ambasadorja Kim.

Pjesëmarrësit diskutuan sfidat me të cilat përballen, duke përfshirë mungesën e qasjes në informacion, pasigurinë në punë dhe mungesën e transparencës financiare nga institucionet publike dhe organizatat mediatike.


Video