Kandidati i koalicionit 'Bashkë Fitojmë' për Libohovën: Do të ofroj falas shërbimin funeral

2 May 2023, 19:01Politikë SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Kandidati i koalicionit 'Bashkë Fitojmë' për

Premtimet e kandidatëve për kryebashkiakë në kuadër të zgjedhjeve lokale të 14 majit, kanë qenë ndër më të ndryshymet, shumë prej tyre të padëgjuara më parë.

Një rast i tillë është edhe premtimi i bërë nga Adil Xhelili, kandidati i koalicionit Meta-Berisha për bashkinë e Libohovës.

Nëpërmjet një postimi të bërë në rrjetin e tij social ‘facebook’, Xhelili ndër premtimeve të bëra nëse i besohet drejtimi i bashkisë, ka renditur edhe ofrimin falas të shërbimit funeral.

Teksa e ka renditur si një prej premtimeve kryesore, Xhelili shkruan se ofrimi falas i këtij shërbimi do të bëhet si pjesë e shërbimeve komunale të bashkisë Libohovë.


Video