Abuzimet me rrugën Tiranë-Elbasan, Damian Gjiknuri dëshmon në SPAK

10 February 2023, 09:38Politikë SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Abuzimet me rrugën Tiranë-Elbasan, Damian Gjiknuri dëshmon

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Socialiste Damian Gjiknuri është paraqitur ditën e sotme në SPAK për të dëshmuar për një nga abuzimet më të mëdha në rrugën Tiranë-Elbasan, që sipas tij ishte kontraktuar për t’u ndërtuar me një vlerë që nisi me 240 milionë euro dhe përfundoi me 400 milionë euro.

Gjiknuri, në kohën kur ishte Ministër i Infrastrukturës dhe Energjisë kallëzoi në prokurori abuzimet e konstatuara nga raporti i auditit të kryer për zbatimin e këtij projekti dhe përgjegjësitë e ish-drejtuesve të ARRSH.

Ai urdhëroi auditin dhe dorëzoi kallëzimin në Dhjetor të vitit 2017.

“Isha për të dëshmuar në lidhje me rolin tim si Ministër në konstatimin e një nga abuzimeve më të mëdha në historinë e rrugëve në Shqipëri. Rruga Tiranë – Elbasan e cila ishte kontraktuar me 250 milion euro dhe përfundoi me një kosto 400 milion euro. Shpjegimet e mia i dhashe ne Prokurori, kështu që skam ndonjë gjë për të shtuar ”, deklaroi pas dëshmisë në SPAK.

 


Video