Si doli emri i Arben Ahmetajt tek përgjimet për mafien italiane, ndërhyrja për pastrimin e parave të "Cosa Nostra-s"

8 February 2023, 21:33Politikë SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Si doli emri i Arben Ahmetajt tek përgjimet për mafien italiane,
Arben Ahmetaj

Shqipëria konsiderohet parajsë për pastrimin e parave të krimit të organizuar. Vitet e fundit, ka gjetur mjedis të përshtatshëm edhe mafia e niveleve të larta ndërkombëtare. Implikimi i biznesmenit Rezart Taçi në transferimin e parave të Cosa Nostra-s, zbuloi 1 vit më parë fijet që të çonin drejt politikanëve të niveleve të larta.

Salianji në Kuvend: Përgjimet e antimafias për Rezart Taçin. A je ti zv. KM që ke dalë në përgjime???

Këto dyshime të ngritura në formën e akuzës, çelën një debat politik që opozita e la në mes dhe nuk hulumtoi më tej. Inside Story, ka siguruar dokumentet ku flitet për zëvendësryeministrin shqiptar në dosjen e prokurorisë antimafia. Në faqet 40 dhe 41 të dosjes zbulohet një përgjim ku Fabio Petrucela, i ngarkuari për transferimin e parave që mendohet se i përkisnin bosit të ndjerë Toto Rina, komunikon me partneren. Ai thotë se miqtë në Tiranë kanë arritur deri te zëvendëskryeministri. Biseda i përket datës 18 tetor 2021 kohë kur zvendëskryeministër është Arben Ahmetaj. 

"Në 18 tetor 2021, Petruzzela duke folur me partneren, shfaqej besimplotë pasi bashkëpunëtorët e tij kishin arritur deri tek kryemisnitri dhe se nuk rezultonte që llogaria xxxxx të ishte sekuestruar.”

Në fakt, këtu ka një lapsus pasi fjala ishte për numrin dy të qeverisë dhe jo për kryeministrin. Kjo sqarohet më poshtë në dosjen hetimore. Arben Ahmetajn mori detyrën në Shtator të vitit 2021, ndërkohë, biseda mes mafiozëve është bërë në 18 tetor 2021.

“Në vijim të bisedës, Petruzzella sqaronte mirë se ndërhyrja që Rezart Taçi priste nga ana e kryeministrit, i referohej në fakt zëvendëskryeministrit nga i cili drejtori i Parandalimit të Pastrimit të Parave pretendonte konfirmimin në detyrën e tij në këmbim të zhbllokimit të parave të Zummo-s."

Pra, përgjimet tregojnë se në pazarin për transfertën e mafias dyshohet se janë implikuar të tjerë zyrtarë të niveleve të larta.

“Atje është gjithçka e bërë, ka thënë ky maskarai…ky…drejtori i Parandalimit të Pastrimit të Parave që ka pretenduar nga kryeministri…nga zëvendëskryeministri ti thotë që do të rikonfirmohet në detyrë…Ti thotë këtë dhe ai dy orë më pas do të firmosë dokumentin e zhbllokimit…”

Pavarëissht këtyre përgjimeve, në fund prokuroria çoi në gjykatë për akuzën e pastrimit të parave vetëm biznesmenin Taçi dhe njerëzit e tij. Edhe pse në përgjime përmendej zëvendëskryeministri dhe dretori i parandalimit të pastrimit të parave, me sa duket ndaj tyre nuk janë kryer veprime shtesë hetimore.

Adriatik Doçi: Kemi të bëjmë me një lloj indicie që mund të shtynte spak për të hetuar dhe për të tërhequr në dritë fijet e kësaj afere megafire të dyshuar. Koha pëer të cilën flasin bosët italianë me njëri-tjetrin sdhe me r.tacin për nje zv KM që dilte garant për këto para përkon me periudhën kur ka ushtruar funksionin Arben Ahmertaj.

Në të njëjtën linjë me këtë histori, në kohën kur Ahmetaj ishte Ministër Financash dhe kishte në varësi Drejtorinë e parandalimit të Pastrimit të Parave plasi skandali i vëllezërve indianë Sandesara. Ata kishin marrë mbi 750 milionë dollar kredi në bankat e vendit të tyre përmes mashtrimit dhe kishin nisur disa investime në Shqipëri të pa shqetësuar nga askush.

Përveç skandalit për nënshtetësinë shqiptare, ajo që ngriti dyshime ishte transferimi i parave në Shqipëri. Në atë kohë, Drejtoria e Parandalimit të Pastrimit të Parave, nuk bëri asgjë për bllokimin e shumave të dyshimta të parave.


Video