Paralajmëron ambasadori i Britanisë: Gjatë këtij viti do të shpallen të tjerë politikanë dhe biznesmenë ”non-grata”

8 February 2023, 16:58Politikë SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Paralajmëron ambasadori i Britanisë: Gjatë këtij viti do
Ambasadori Alastair King Smith

Ambasadori i Britanisë së Madhe në Tiranë, Alastair King Smith ka deklaruar se përgjatë vitit 2023 do të ketë shpallje të tjera ”non-grata” për politikanë dhe bisnesmenë shqiptarë, dhe kjo do ti japë fund pandëshkueshmërisë.

Po ashtu ai ka folur edhe për zgjedhjet lokale të 14 majit, duke thënë se kandidatët për kryebashkiakë duhet të jenë larg korrupsionit. Mes të tjerash Smith foli dhe për emigracionin e paligjshëm, duke thënë se qeveria e Britanisë do të marrë aksione kundër trafikantëve.

“Gjatë këtij viti do të ketë aksione të mëtejshme. Gjatë vitit 2023 do të sanksionohen politikanë dhe bisnesmenë shqiptarë. Do të ketë të tjerë non-grata për t’i dhënë fund pandëshkueshmërisë. Do të marrim aksione kundër trafikantëve. Ne do të vijojmë që të investojmë për arsimin dhe universitetet.

Kandidatët në zgjedhjet vendore të jenë larg korrupsionit dhe krimit. Nesër do të kemi vizitën në Tiranë të Dërguarit të Posaçëm për BP. Në fund dua të flas për emigraciinon. Jemi të shqetësur spese shumë të rinj po largohen nga Shqipëria në mënyrë të paligjshme. Mesazhi ynë është që mos shkoni në këtë mnyrë atje, e vërteta është se nuk është ashtu siç tregohet nga trafikantët”, deklaroi Smith.

Ambasadori foli përsëri për emigrantët shqiptarë, duke u bërë thirrje atyre të mos rrezikojnë për të hyrë në Britani ilegalisht, ndërsa tha se për ta Shqipëria është vend i sigurtë.

"Jemi shumë të shqetësuar që shumë të rinj po largohen nga Shqipëria dhe që po vendosin të largohen në mënyrë të paligjshme. Mesazhi ynë për të rinjtë është: Mos shkoni në këtë mënyrë! Është e trishtueshme sesi po shohim trafikantët që tregojnë sesa i lehtë është udhëtimi, sa e bukur është jeta atje. Por e vërteta është se nuk është ashtu si tregohet nga trafikantët. Njerëzit do të mund të emigrojnë vetëm në mënyrë të ligjshme dhe ata që do të emigrojnë në mënyrë të paligjshme do të kthehen." deklaroi ai.


Video