Mbledhja e Komisionit të Etikës për përjashtimin e deputetëve të opozitës, Vokshi del ‘live’ në Facebook: Doni të na mbyllni gojën

8 February 2023, 11:06Politikë SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Mbledhja e Komisionit të Etikës për përjashtimin e

Ditën e sotme është mbledhur Komisioni i Etikës dhe po shqyrton kërkesën e PS për të përjashtuar për 10 ditë nga Kuvendi 8 deputetë të opozitës të cilët seancën e kaluar bllokuan foltoren.

Mbledhja po zhvillohet me debate, opozita kërkon që të zhvillohet e hapur për mediat, ndërsa mazhoranca nuk pranon.

Ndërkohë, deputetja Albana Vokshi është futur live në Facebook nga mbledhja. Luçiano Boçi thotë se PS po përpiqet t’i mbyllë gojën opozitës.

"Lufta juaj me opozitën ska nisur vetëm në nivele korruptimi, keni korruptuar edhe parlamentin. Ju doni të na mbyllni gojën. Ne do themi këto që po faktojmë dhe duhet ti bëjë një deputet dhe një drejtuese të respektojë rregulloren. Kryetarja ka shkelur rregulloren me dy këmbë. Kemi qenë në të drejtën tonë për të kërkuar fjalën, s’na pengon njeri. Unë mund ta marr fjalën për procedurë sa herë të dua, edhe në momentin e hapjes së senacës dhe gjatë saj. Personi që duhej të vinte për shkelje etike duhej të ishte Nikolla, sillet në mënyrë të diferencuar me deputetë, kujtdo ja jep fjalën dhe kujtdo jo", tha Boçi.

Partia Socialiste kërkon përjashtimin nga Kuvendi për 10 ditë të Luçiano Boçit, Ina Zhupës, Albana Vokshit, Luan Baçit, Tritan Shehut, Ervin Salianjit, Gazment Bardhit dhe Bledion Nallbatit. Seancën e kaluar plenare, Kuvendi u përfshi nga një situatë kaotike për shkak të 'protestës' së deputetëve të PD-së të cilët nuk lejuan zhvillimin e diskutimeve. 


Video