Kush ja ka zënë gojën Berishës dhe PD-së?

31 May 2026, 08:41Politikë SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Kush ja ka zënë gojën Berishës dhe PD-së?

Nga Veriu në Jug, prej disa kohësh janë duke u zhvilluar disa protesta të mëdha, nga qytetarë dhe banorë të shqetësuar, për grabitjen e pronave në bregdet.

Protesta më e madhe është duke u zhvilluar në Rrjoll, ku prej disa muajsh, qindra qytetarë janë ngritur në protestë, me pretendimin se po iu grabisin pronën për ndërtimin e një resorti turistik.

Prej disa javësh ndërkohë, protesta kanë nisur edhe në Zvërnec e Pish Poro të Nartës, pasi në mënyrë të papritur dhe të shpejtë, zona u rrethua me tela me gjëmba.

Për momentin ka pak transparencë, se çfarë po ndodh realisht aty.

Një ditë më parë, në rrjetet sociale (sepse mediat kombëtare nuk e transmetuan protestën), pamë pamje shqetësuese, ku persona privatë rrëmbenin dhe dhunonin qytetarët që dolën të protestonin.

Ajo që është shqetësuese në gjithë këtë, është mungesa e reagimit nga ana e opozitës, pasi mazhoranca ka dhënë lejet për këto resorte dhe kuptohet, është qartazi pro biznesmenëve.

Sali Berisha dhe deputetët e PD, kanë braktisur të gjitha protestat e qytetarëve.

Ata nuk kanë bërë asnjë reagim, sa për të larë gojën, duke humbur kështu çdo besueshmëri tek qytetarët.

Arsyeja e mungesës së këtij reagimi është i kuptueshëm.

Atyre ua kanë zënë gojën oligarkët që po ndërtojnë në këto resorte.

Ndaj dhe nuk bëjnë as gëk dhe as mëk.

Dhe qytetarët, më shumë se kurrë, ndihen të braktisur dhe të tradhtuar jo vetëm nga mazhoranca qeverisëse që jep leje vend e pa vend, por mbi të gjitha nga opozita, që sillet sikur nuk po ndodh asnjë gjë dhe thjesht, vetëm hesht.

Heshtje që po e varros jo vetëm atë, por edhe këtë vend!

©Copyright Vox News

Ky artikull është ekskluziv i Vox News, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to". Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar Vox News dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016


Video