'Kurrë më pas, vetëm përpara', socialistët nisin fushatën me mbjelljen e 61 pemëve!

11 April 2023, 10:58Politikë SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
'Kurrë më pas, vetëm përpara', socialistët
Në foto: Edi Rama

“Kurrë më pas, vetëm përpara” pritet të jetë slogani i PS për zgjedhjet lokale të 14 majit. Megjithatë, ky slogan do të zyrtarizohet nesër në mbledhjen e kryesisë në orën 17.00. Ndërkohë nesër në orën 18.00 do të hapet fushata e PS në Tiranë.

Mësohet se në hapjen e fushatës do të jetë të gjithë kandidatët e PS për zgjedhjet e 14 majit. Hapja e fushatës do të mbahet në sheshin “Skënderbej”.

Pas mbledhjes së Kryesisë së PS-së, Edi Rama pritet nga Tirana të japë mesazhin e tij të parë elektoral drejtuar socialistëve. Ata do të mbjellin 61 pemë në lulishten pranë Sheshit Skënderbej. Më pas kryesocialisti Edi Rama do të ketë një fjalim.

Kryesia Socialiste javën e shkuar miratoi strategjinë e fushatës. Socialistët nuk do ta nisin fushatën me mitingje të formatit të madh. Çdo takimi elektoral do t’i paraprijë mbjellja e pemëve.


Video