Komisioni i Ankimimeve dhe Sanksioneve ka rrëzuar kërkesën e bërë nga Partia Demokratike për ç’rregjistrimin e kandidatit të Partisë Socialiste për Bashkinë e Mallakastrës, Qerim Ismailaj.
Ky i fundit është dënuar me 6 muaj burgim në shkurt të këtij viti nga Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organozuar i shpallur fajtor për fallsifikim të dokumentave, për shkak se kishte fshehur në formularin e dekriminalizimit një dënim 3 vjet në Greqi për akte dhune.
PD pretendonte se Ismailaj ishte subjekt i ligjit të dekriminalizimit, por kërkesa e tyre, pasi u rrëzua nga KQZ, tashmë u rrëzua dhe nga KAS. Pas këtij vendimi, Ismailaj do të vazhdojë garën për kreun e Bashkisë së Mallakstrës, ku kërkon një mandat të dytë në krye të saj.